Wikimedians of Albanian Language User Group

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ka për qëllim mbështetjen e komunitetit shqiptar të Wikipedias dhe projekteve tjera wiki, duke
- krijuar bashkëpunime,
- organizuar aktivitete dhe
- mbështetur projekte,
të cilat promovojnë informacionin e lirë dhe kulturën e Wikipedias.

Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë ku flitet shqip.

Lexo më shumë

Wiki Weekend Tirana 2016 – Andis Rado [CC BY-SA 4.0], from Wikimedia Commons

Programet e punës sonë

Edukim

Programi i edukimit

synon zhvillimin e Wikipedia-s duke shfrytëzuar kapacitetin kognitiv të nxënësve, studentëve dhe edukatorëve. 

Qëllimi i këtij programi është që të shtyjë edukatorët të përdorin Wikipedia si mjet mësimor për zhvillimin e shkathtësive të:

  • shkrimit akademik,
  • aftësive teknike,
  • mendimit kritik,
  • hulumtimit dhe
  • shkrim-lexim të mediave,

duke u bërë kontribues të njohurisë së lirë e cila arrin miliona njerëz.

GLAM

Programi GLAM

(“galeri, biblioteka, arkiva dhe muzetë”) fokusohet në krijimin e bashkëpunimit me institucioneve kulturore për të siguruar që Wikipedia dhe projektet e tjera të Wiki:  

  • Përmbajnë informacion të plotë për fushat e tyre të ekspertizës, 
  • Kontribuojnë në misionet e këtyre institucioneve, 
  • Krijojnë qasje më të shpejtë dhe të lehtë në njohuritë dhe koleksionet e këtyre institucioneve.

Komunikim

Programi i Komunikimit

Duke synuar që të lidh qëllimet dhe praktikat e Wikipedia-s me aktivitetet tona në terren, programi i komunikimit fokusohet në rritjen e

  • vullnetarëve & partnerëve,
  • përmbajtjes & audiencës së re.

Ne organizojmë punëtori, gara, shëtitje të lira dhe shumë aktivitete tjera që ndihmojnë në zhvillimin e projekteve Wiki. 

Gjithashtu, ne bashkëpunojmë me mediat për të promovuar punën tonë si dhe misionin dhe vizionin e Wikipedias.