“Imagjinoni një botë ku çdo njeri mund të ndajë lirisht të gjitha njohuritë e tyre.”

Grupi i përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe (Wikimedians of Albanian Language User Group) u themelua në vitin 2014 nga komuniteti shqip-folës i projekteve të Wikimedia-s, me qëllim të rritjes së sasisë dhe cilësisë të artikujve dhe materialeve multimediale në Wikipedia shqip.

Puna jonë filloj kur në 2014 organizuam Wikiakademia Shqiptare, aktivitet i cili synoj rritjen e komunitetit me qëllim të përmirësimit të përmbajtjes së Wikipedias shqip. Ne vizituam disa qytete të Shqipërisë dhe Tetovën në Maqedoni ku prezentuam në shkolla dhe universitete rëndësinë e Wikipedias për komunitetin lokal. Suksesi i këtij aktiviteti u vazhdua me prezentimet e mbajtura në hapësirat e Open Labs në Tiranë dhe duke mbajtur takime informale të quaja WikiCaffee.

Video Thumb
Qëllimet kryesore të programit tonë janë:
  • Të kontribuojë në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmirësimin dhe zhvillimin e përmbajtjes në projektet Wiki në territoret shqipfolëse duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
  • Të promovoj dhe mbështes projektet e organizuara nga Wikimedia Foundation, veçanërisht aplikimin, zhvillimin dhe përkthimin e tyre në gjuhën shqipe. Këto projekte përfshijnë: Wikipedia, Wikimedia Commons, Wikidata, Wiktionary, Wikiquote, Wikibooks dhe Wikisource.
  • Të promovoj konceptin e informacionit të lirë dhe bashkëpunimit në komunitet për rritjen e materialit edukativ i cili eshte i lire per perdorim nga cdokush.

Sot Grupi i përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe i mbështetur nga Wikimedia Foundation implementon programin i cili mbështetet në tre shtylla:

Edukim

Programi i edukimit synon rritjen e informacionit të lirë në Wikipedia dhe projektet tjera Wiki, duke shfrytëzuar kapacitetin kognitiv të nxënësve, studentëve dhe edukatorëve. Ky program targeton nxënësit dhe edukatorët që të bëhen kontribues të Wikipedias dhe projekteve tjera Wiki duke integruar editimin në Wikipedia brenda ambienteve shkollore.

Qëllimi i këtij programi është që të shtyjë mësuesit të përdorin Wikipedia si mjet mësimor, nëpërmjet së cilës studentët përmirësojnë shkathtësitë e tyre të shkrimit akademik, aftësitë teknike, mendimit kritik, hulumtimit dhe shkathtësitë e shkrimit të mediave, duke u bërë kontribues të njohurisë së lirë e cila arrin miliona njerëz.

Qëllimet e programit të arsimit janë:
krijimi i partneriteteve me institucionet arsimore;
rritja e materialit mbështetës për redaktimin në projektet Wiki
rritja e përmbajtjeve në projektet Wiki (sidomos Wikipedia dhe Wikimedia Commons) të shkruara në një ambient akademik;
përfshirja e studentëve në projektet Wiki;
përfshirja e mësuesve në projektet Wiki;

GLAM

Programi GLAM (galeri, biblioteka, arkiva dhe muzetë) ka për qëllim që t’i ndihmoj institucionet kulturore të ndajnë informacionet e tyre me botën përmes projekteve bashkëpunuese të editorëve të Wikipedias.

Programi GLAM fokusohet në krijimin e bashkëpunimit me institucioneve GLAM për të siguruar që Wikipedia dhe projektet e tjera të Wiki
përmbajnë informacion të plotë për fushat e tyre të ekspertizës,
kontribojnë në misionet e këtyre institucioneve,
Krijojnë qasje më të shpejtë dhe të lehtë në njohuritë dhe koleksionet e këtyre institucioneve.

Qëllimet e programit GLAM janë:
Krijojë partneritete me institucionet GLAM
Të vetëdijsojnë institucionet GLAM për projektet Wiki si një mjet që mbështet misionin e tyre
Pasuroj Wikipedia me përmbajtje të re në lidhje me këto institucione;
Fasilitoni Wikimedian në Rezidencë brenda institucionit për të koordinuar publikimin e materialeve nga ky institucion në projektet Wiki

Komunikim

Duke synuar që të lidh qëllimet dhe praktikat e Wikipedia-s me aktivitetet tona në terren, programi i komunikimit fokusohet në rritjen e vullnetarëve, partnerëve, përmbajtjes dhe audiencës së re.

Për ta realizuar këtë program ne:
Organizojmë punëtori, gara, shëtitje të lira si aktivitete për të zhvilluar komunitetin dhe përmbajtjen në projektet Wiki
Bashkëpunojmë me mediat për të promovuar misionin dhe vizionin e Wikipedias në komunitetin shqipfolës.

Qëllimet e programit të komunikimit janë:

Të rritet numri i fotove të monumentet kulturore dhe natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë në Wikimedia Commons;
Rritja e numrit të artikujve që lidhen me këto monumente në Wikipedia;
Të promovojë misionin e Wikimedia dhe të ndërgjegjësojë për projektet e saj në mesin e komunitetit shqipfolës;
Të promovojë konceptin e informacionit të lirë;
Të rris numrin e vullnetarëve dhe anëtarëve të komunitetit
Të bashkëpunoj me organizata dhe institucione në organizimin e eventeve që rrisin përmbajtjen në Wikipedia
Të bashkëpunoj me grupet përdoruese të rajonit

Wikipedia

Wikipedia është një enciklopedi e lirë dixhitale, shumëgjuhësh, e cila mund të redaktohet nga çdokush. Ajo u krijua në vitin 2001 në verzionin anglisht, kurse sot është e përkthyer në 301 gjuhë. Sot ajo është faqja më e referencuar në botë, duke tërhequr 500 milionë vizitorë unikë çdo muaj. Wikipedia ka më shumë se 48 milion artikuj në të gjithë gjuhët të shkruar nga më shumë se 200 mijë përdorues aktiv.</p> <p>Wikipedia shkruhet nga vullnetarët, të cilët mund të kontribuojnë në mënyrë anonime, ose me identitetin e tyre të vërtetë.

Wikipedia

Wikipedia Shqip

Wikipedia Shqip është varianti shqip i Wikipedia-s, enciklopedisë së lirë. Ajo filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 75.568 artikuj. Në Wikipedia Shqip janë të regjistruar 111,190 përdorues, nga të cilët 304 janë përdorues aktiv. Wikipedia shqip e ka vendin e 72-të në rangun Meta sipas listës së Wikipedia-ve dhe vendin e 208-të sipas listës së Wiki-ve më të mëdha.

Wikipedia Shqip

Fondacioni Wikimedia

Fondacioni Wikimedia është organizatë jofitimprurëse, që mbështet Wikipedia-në dhe 11 projektet tjera të cilat sjellin përmbajtje edukative falas në gjithë botë.<br /> Përmes projekteve të ndryshme, Wikimedia Foundation, përpiqet të krijoj një botë në të cilën çdo qenie njerëzore mund të ndajë lirisht të gjitha njohuritë e tyre.</p> <p>Për ta bërë këtë, ajo mbajmë faqet e Wikipedias dhe projekteve tjera, të shpejta, të besueshëme dhe të disponueshëm për të gjithë. Ajo mbronë vlerat dhe politikat që lejojnë njohuri të lirë të zhvillohet. Ajo ndërton funksione dhe mjete të reja për ta bërë të lehtë leximin, modifikimin dhe shpërndarjen e informacionit. Mbi të gjitha, Fondacioni Wikimedia mbështet komunitetet e vullnetarëve në gjithë botën që modifikojnë, përmirësojnë dhe shtojnë njohuritë nëpër projektet e Wikimedia-së.

Fondacioni Wikimedia