Çfarë është Wikipedia?

Wikipedia është një enciklopedi në internet, ku secili nga ne mund të kontribuojë me artikuj dhe t’i redaktojë ata. Bashkëthemeluesi i Wikipedia-s Jimmy Wales e ka përshkruar Wikipedia-n si “një përpjekje për të krijuar dhe për të shpërndarë një enciklopedi shumëgjuhëshe me cilësi të lartë në mbarë botën.” Wikipedia ekziston për t’u dhënë dije të gjithë njerëzve në kërkim të saj.

Kush është pronari i Wikipedia-s?

Kush e zotëron këtë faqe? Struktura teknike e Wikipedia-s mbështetet nga  organizata joqeveritare “Wikimedia Foundation”, e cila mbështet gjithashtu projektet simotra të Wikipedia-s, duke përfshirë Wiktionary (wiki fjalor), Wikibooks (libra) dhe projekte të tjera. Dikur, faqja ishte nën serverët e Bomis, Inc., një kompani pjesërisht nën pronësinë e Jimmy Wales. Me themelimin e Wikimedia Foundation-it më 20 qershor, 2003, pronësia e të gjitha domenëve iu transferua fondacionit.  Faqja mirëmbahet nga komuniteti i Wikipedian-ëve në përputhje me neutralitetin dhe udhëzimet e formuluara nga Jimmy Wales.

Kush është pronar i artikujve enciklopedikë?

Artikujt e Wikipedia-s redaktohen nga shumë njerëz. Të gjithë ata që kontribuojnë në artikuj i publikojnë ata nën licensën Creative Commons Attribution-ShareAlike. Si e tillë, me këtë licensë çdo artikull është përmbajtje e lirë dhe mund të ripërdoret lirisht.

Kush është përgjegjës për artikujt në Wikipedia? 

Jeni ju! Redaktimi është përpjekje bashkëpunuese. Miliona njerëz kanë kontribuar në shtimin e informacionit në këtë projekt dhe çdokush mund ta redaktojë, e si rrjedhojë edhe ju. Ajo çka ju duhet juve është të dini si të redaktoni një faqe dhe të keni njohuri encikopledike për ta ndarë me komunitetin.

Ju mësoni se cili është përgjegjës për variantin e fundit të një artikulli thjesht duke klikuar butonin “Shiko Historikun” që gjendet në secilën faqe. Megjithatë, nëse dalloni ndonjë gabim në ripërpunimet e fundit të artikullit, ju keni mundësinë ta përmirësoni. Kjo praktikë është një nga mekanizmat thelbësorë me të cilët mbahet besueshmëria e enciklopedisë.

Nëse jeni të pasigurt për ndonjë gjë në lidhje me përmbajtjen e tekstit, citojeni materialin në “faqen e diskutimit” të artikullit gjegjës dhe bëni pyetje për redaktorët e tjerë. Kjo ndihmon në zvogëlimin e gabimeve e të pasaktësive dhe vlerësohet shumë nga komuniteti.

A duhet gjithsesi të krijoj një llogari? A mund të redaktoj pa emër?

Redaktorët me emër përdoruesi (llogari) kanë më shumë përfitime. Një nga përfitimet është reputacioni pozitiv që një redaktorët e fitojnë pas shumë redaktimesh. Wikipedian-ët me histori të gjatë kontribuimesh respektohen sidomos në lidhje me neutralizimin e debateve në artikuj. Komuniteti i Wikipedian-ëve shpesh e ka të vështirë të bashkëpunojë me përdorues të paregjistruar, pasi është e vështirë të kontaktohen për pyetje, shqetësime apo sugjerime. Kjo nuk nënkupton faktin se ekziston hierarki në Wikipedia. Ndonëse ka redaktorë me të drejta administratiori, këto aprovohen nga komuniteti.

Kur nuk jeni të regjistruar si përdorues, krahas redaktimeve tuaja shfaqet IP adresa juaj. Ndaj, nëse preferoni të qëndroni anonim, edhe pse keni frikë për privatësinë tuaj, ju sugjerojmë të hapni një llogari e të përdorni ndonjë nofkë si emër përdoruesi.

Vlen të përmendet se ndonëse ju mund të redaktoni pa u regjistruar, disa mundësi si hapja e faqeve të reja apo riemërimi i tyre nuk ju lejohet si anonim.