Pas çdo artikulli në Wikipedia qëndrojnë Wikipedian-ët, të cilët përpiqen të shkruajnë artikuj me një cilësi shumë të mirë. Ata bisedojnë dhe e bashkërenditin punën e tyre përmes “faqeve të diskutimit”. Në këto faqe diskutohen tema të ndryshme me qëllim përmirësimin e një artikulli apo zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mbi fakte a çështje të ndryshme në lidhje me artikujt. Ju mund të pyesni dhe të ndani çdo gjë me Wikipedian-ët në mënyrë që t’ju ndihmojnë. Faqet e diskutimit i gjeni në faqet e artikujve, në faqen tuaj të përdoruesit si dhe në çdo faqe tjetër wiki. Gjithashtu, ju mund t’i përdorni këto faqe për të lënë mesazhe për përdorues të ndryshëm. Mos harroni, duhet të përdorni WikiCode në faqen e diskutimit. Nuk ka opsion për editim vizual.

Përgjigjja në faqen e diskutimit

Rekomandohet të përgjigjeni, nëse dikush lë një mesazh ose ju bën një pyetje.

Për të hyrë në faqen e diskutimit klikoni butonin “Diskutim”. 

Poshtë komentit të cilit po shkruani përgjigjen ose mesazhin, vendosni dy pika “:”. Vendosja e simbolit “:” e shtyn përgjigjen tuaj një hapësirë. Pra, sa herë që dëshironi të ktheni përgjigje aq herë do të vendosni “:” në mënyrë që të dallohet lehtë radha e bisedës. 

Për shembull, nëse ktheni përgjigje për herë të parë vendosni “:” 1 herë. Përdoruesi tjetër do të vendosë 2 “::” për të kthyer përgjigje. 

Nëse dëshironi t’i shkruani një përdoruesi, duhet të përdorni sintaksën:  {{@|nofka e personit}}. Personi do të marrë njoftimin lart te emri i përdoruesit, sapo të vizitojë faqen e Wikipedia-s.  

Është e rëndësishme që të nënshkruani mesazhet tuaja me katër tildë ose simbolin e ngjashmërisë “-~~~~” për të shënuar automatikisht emrin tuaj si përdorues (nofka) dhe vulën kohore. Ky kod gjendet edhe në fund të faqes së kutisë së redaktimit.