EventetShiko të gjitha

08Jun'19

Wiki Photowalk 2019 – Kosovë

Saturday from 09:00 am

Kosovë

Wikimedians of Albanian Language User Group

Grupi i përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ka për qëllim mbështetjen e komunitetit shqiptar të Wikipedias dhe projekteve tjera wiki, duke krijuar bashkëpunime, organizuar aktivitete dhe mbështetur projekte, të cilat promovojnë informacionin e lirë dhe kulturën e Wikipedias. Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërine, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë kur flitet shqip.

Lexo më shumë

Wiki Weekend Tirana 2016 – Andis Rado [CC BY-SA 4.0], from Wikimedia Commons

Programet e punës tonë

Edukim

Edukim

Programi i edukimit synon zhvillimin e Wikipedias duke shfrytëzuar kapacitetin kognitiv të nxënësve, studentëve dhe edukatorëve.

Qëllimi i këtij programi është që të shtyjë mësuesit të përdorin Wikipedia si mjet mësimor, nëpërmjet së cilës studentët përmirësojnë shkathtësitë e tyre të shkrimit akademik, aftësitë teknike, mendimit kritik, hulumtimit dhe shkathtësitë e shkrimit të mediave, duke u bërë kontribues të njohurisë së lirë e cila arrin miliona njerëz.

GLAM

GLAM

Programi GLAM (“galeri, biblioteka, arkiva dhe muzetë”) fokusohet në krijimin e bashkëpunimit me institucioneve kulturore për të siguruar që Wikipedia dhe projektet e tjera të Wiki:

  • Përmbajnë informacion të plotë për fushat e tyre të ekspertizës,
  • Kontribojnë në misionet e këtyre institucioneve,
  • Krijojnë qasje më të shpejtë dhe të lehtë në njohuritë dhe koleksionet e këtyre institucioneve.

Komunikim

Komunikim

Duke synuar që të lidh qëllimet dhe praktikat e Wikipedia-s me aktivitetet tona në terren, programi i komunikimit fokusohet në rritjen e vullnetarëve, partnerëve, përmbajtjes dhe audiencës së re.

Ne organizojmë punëtori, gara, shëtitje të lira dhe shumë aktivitete tjera që ndihmojnë në zhvillimin e komunitetin dhe përmbajtjeve në projektet Wiki. Gjithëashtu, ne bashkëpunojmë me mediat për të promovuar punën tonë si dhe misionin dhe vizionin e Wikipedias.