Kampanjë promovuese online me qëllim përmisimin e Wikipedia Shqip.

 

Unë redaktoj Wikipedia-n është kampanjë promovuese që do të zhvillohet nga 1- 31 mars 2019 dhe synon të informoj publikun shqipfolës që Wikipedia – enciklopedia e lirë dixhitale – shkruhet dhe redaktohet nga të gjithë ne.

Unë redaktoj Wikipedia-n fton publikun shqipfolës që t’i bashkohet komunitetit të wikipedianëve, duke kontribuar njohuritë e tyre në Wikipedia Shqip. Wikipedianët janë komuniteti i vullnetarëve të cilët kontribojnë njohuritë e tyre në Wikipedia. Çfarë wikipedianët bëjnë ka potencial për të ndryshuar botën, por është ende një rrugë e gjatë deri se të mbledhim shumën e të gjitha njohurive. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Për t’u bërë pjesë e kampanjës vizito këtë faqe, ku gjeni rregullat, vlerësimet dhe linkun për regjistrim.

 

Wikipedia është një nga projektet më të mëdha bashkëpunuese në histori. Çdokush me akses në Internet mund të redaktoj në artikujt e Wikipedia-s, duke kontribuar në mënyrë anonime, ose me identitetin e tyre të vërtetë. Thelbi i Wikipedia-s është përdorimi i inteligjencës kolektive dhe përpjekjeve bashkëpunuese të redaktorëve, duke u bërë koleksioni më i madh i dijes i mbledhur ndonjëherë. Sot ajo është faqja më e referencuar në botë, duke tërhequr 500 milionë vizitorë unik çdo muaj. Wikipedia Shqip është versioni shqip i Wikipedia-s, e cila me mbi 75.000 artikuj, mbanë vendin e 72-të sipas listës së Wikipedia-ve.

Përgjatë gjithë muajit mars, Wikipedianët e gjuhës shqipe do të informojnë dhe ndihmojnë publikun rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia Shqip.