Ilustro Wikipedia-n është fushatë e redaktimit online që synon të pasurojë artikujt ekzistues në Wikipedia shqip me ilustrime (fotografi, video, audio, harta, diagrame) të cilat u mungojnë.
Ftohen të gjithë redaktuesit e rinj apo ekzistues, fotografë, ilustrues dhe entuziastë të ngarkojnë kontributet e tyre në faqe të cilat e shohin se janë të pailustruara. Kampanja do të zhvillohet përgjatë 8 nëntor – 8 dhjetor 2019.
Në videon poshtë gjeni udhëzimet se si të ilustroni artikuj dhe të bëheni pjesë e fushatës.
Wikipedia përveç se është enciklopedi ku mund të shkruani artikuj për temat që përzgjedhni, poashtu ofron mundësinë të përmbushni artikujt me fotografi, video, audio, harta, etj. që lidhen me to. Kontributi juaj në ilustrimin e Wikipedia-së ndihmon në ilustrimin e njohurive dhe i bën artikujt më tërheqës dhe informues. Duke shpërndarë ilustrimet në Commons dhe më tej në artikujt e Wikipedia-s, ilustrimet e juaja do të shihen nga qindra, mijëra njerëz nga gjithë bota. Poashtu, jeni duke ndihmuar në ndërtimin e një burimi të përbashkët i cili arrin një audiencë më të gjërë: fotografitë në Commons përdoren nga webfaqe edukative, blogerë, artistë, filmbërës, studentë, mësimdhënës dhe të tjerë nga fusha të ndryshme.