Wiki Loves Monuments, gara ndërkombëtare e fotografive të monumenteve të trashëgimisë kulturore, u zhvillua gjatë muajit Shtator edhe në Shqipëri e Kosovë dhe ka nxjerrë fotografitë fituese.

Në fillim të muajit shtator  u hap konkursi për pjesëmarrje në garën vjetore ndërkombëtare Wiki Loves Monuments që ka për qëllim dokumentimin në Wikipedia dhe internet të monumenteve me rëndësi për kulturën dhe trashëgiminë e shteteve pjesëmarrëse. Juria e përbërë nga Ivana Dervishi, Klein Muçi dhe Liridon Selmani bëri përzgedhjen e 10 fotografive fituese nga Shqipëria dhe 10 fotografive fituese nga Kosova.

Nga Shqipëria në vendin e parë qëndron fotografia e Kalasë së Gjirokastrës nga Bujar Gashi.

Gjeni listën e plotë të fituesëve në Shqipëri këtu

 

Nga Kosova vendin e parë e zë fotografia e themeleve të Kishës në Artanë nga Arben Llapashtica.

Gjeni listën e plotë të fituesëve në Kosovë këtu.