Konkursi i ndërkombëtar i fotografisë të monumenteve kulturore


Gjatë muajit shtator 2019, gara më e madhe e fotografisë në botë WIKI LOVES MONUMENTS do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Wiki Loves Monuments 2019 në Kosovë & Shqipëri fton fotografët amatorë dhe profesionist të ngarkojnë në Wikimedia Commons fotografi të monumenteve të trashegimisë kulturore të Kosovës & Shqipërisë. Fotografitë e ngarkuara duhen të jenë pjesë e listës zyrtare të monumenteve të mbrojtura të kulturës në Kosovë dhe Shqipëri.

Wiki Loves Monuments, e njohur nga Libri i Ginesit si gara më e madhe e fotografisë në botë, është konkurs ndërkombëtar i fotografisë i cili mbahet çdo shtator, me qëllim pasurimin e Wikipedias, njëkosisht internetit me informacion për trashigiminë kulturore të çdo shteti pjesëmarrës. 

Fotografitë e ngarkuara do të vlersohen nga juria profesionale. 3 fotografitë më të mirat do marrin shpërblime, ndërsa 10 më të mirat do të nominohen për garën ndërkombëtareWiki Loves Monuments bashkë me 44 shtete të botës.  

Wiki Loves Monuments 2019 në Shqipëri
Për t’u bërë pjesë e Wiki Loves Monuments 2019 në Shqipëri vizito: http://bit.ly/wlm-al.

 

Wiki Loves Monuments 2019 në Kosovë
Për t’u bërë pjesë e Wiki Loves Monuments 2019 në Kosovë vizito: http://bit.ly/wlm-ks .

 

Konkursi u mbajtë për herë të parë në 2010, ku u ngarkuan mbi 12,500 imazhet të licencuara të monumenteve që tani mund të përdoret në Wikipedia dhe nga çdokush për çfarëdo qëllimi. Që nga ajo kohë, Wiki Loves Monuments ka arritur të mbledh më shumë se 2 milion fotografi nga e gjithë bota.

Ky konkurs organizohet në Kosovë nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe