Wikivoyage është një udhërrëfyes i lirë turistik në internet i shkruar nga autorë vullnetarë. Wikivoyage është një projekt simotër e Wikipedias.

Me qëllim të zgjerim të përmbajtjes turistike për Shqipërinë dhe Kosovën, më 27 dhe 28 korrik Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe po organizon maratonë të redaktimit në Wikivoyage. Artikujt e zhvilluar do të përkthehen në gjuhët tjera nga vijnë turistët. Kontributet mund të bëhen në anglisht, gjermanisht, italisht etj.

Wikivoyage ka qasje më pak formale se Wikipedia dhe të gjithë atyre që u pëlqen të udhëtojnë, dinë për kuzhinën dhe jetën e natës dhe dinë për atraksionet turistike dhe aktivitetet në natyrë janë të mirëseardhur.

Dija fillestare në wiki është e nevojshme për pjesëmarrje.

Takimi mbahet pranë IctSlab duke filluar nga ora 10:00-17:00.