Wikipedia është një nga burimet kryesore të edukimit të lirë në botë.  

Është falas, nën licencë të lirë dhe në dispozicion për këdo që ka qasje në internet në mbarë botën. Pa reklama, pa mbledhje të dhënave personale, dhe pa lajme të rremë. [1]

E krijuar me qëllim që të luftoj keqinformimin, përmbajtja e saj neutrale, e referencuar, e lirë për t’u redaktuar, lexuar apo përdorur, është bërë mjet i rëndësishëm i edukimit falas (është website i pestë më i vizituar në botë!).  

Ajo përdoret shumë nga studentët dhe nxënësit, edhe pse edukatorët e gjykojnë besueshmërinë e Wikipedias, nga fakti se ajo mund të redaktohet nga çdokush. Por zhvillimi dhe përdorimi i Wikipedia nga studentët ka bërë edukatorët të mendojnë; në vend që të këshillohen kundër tij, pse të mos u mësojnë nxënësve aftësitë që ata duhet të identifikojnë ku përmbajtja e tij është e saktë dhe ku nuk është? [1]

Në të kundërtën, përfshirja e studentëve në redaktim në Wikipedia zgjerojnë aftësitë e tyre të shkrim-leximit të mediave, nga ku ata fitojnë aftësitë hulumtuese, mendimit kritik, dhe shkrimit akademik.[2]

Në të njëjtën kohë, ata kontribuojnë në zhvillimin e përmbajtjes së Wikipedias, veçanërisht për temat akademike.

Që nga viti 2010, programi i edukimit të Wikipedias ka filluar të impelementohet në të gjithë botën, ku shumë edukator përfshinë redaktimin në Wikipedia si pjesë e kurrikulës mësimore.

Duke lidhur universitetet dhe shkollat me Wikipedian, ky program siguron që burimi i informacioni më i lexuar në botë të jetë më i saktë, kompletuar dhe mirë përfaqësuar.

Një program i tillë ka filluar të implementohet edhe në Kosovë. Bashkëpunimi i parë me në institucion të arsimit të lartë është realizuar me Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin e Edukimit. Gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2018/2019, Ass. Fjolla Kaçaniku inkuadrojë redaktimin në Wikipedia në lëndën Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve si pjesë e syllabusit, lëndë e ligjëruar nga profesor Blerim Saqipi. Përdorimi i Wikipedias si mjet mësimor ka gjetë mbështetje që në fillim nga stafi udhëheqës i Fakultetit të Edukimit.

Studentë e vitit të parë të programit Master në Pedagogji janë angazhuar të kontribuojnë në Wikipedia përmes shkrimit të artikujve.

Studentë e vitit të parë të programit Master në Pedagogji janë angazhuar të kontribuojnë në Wikipedia përmes shkrimit të artikujve. Gjatë realizimit të kësaj detyre, studentët mësuan teknikat e hulumtimit, shkrimit dhe redaktimit në Wikipedia. Në të njëjtën kohë, ata me ndihmën e Ass. Kaçaniku zhvilluan përmbajtjen me punë në grupe, e cila rezultojë në krijim e 6 artikujve të ri në Wikipedia. Artikujt e shkruar nga studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetit të Edukimit krijuan informocion në Wikipedia rreth sistemit të arsimit në Kosovë. Në përfundim të detyrës, studentët u mirënjohën për kontributin e dhënë.   

Kjo praktikë ka marrë përkrahje nga institucionet si Shkolla “Milleniumi i Tretë”, Universiteti i Prishtinës, Riinvest dhe UBT, me qëllim që studentët, mbledhësit më të mëdhenj të njohurive, t’i ndajnë ato njohuri me publikun shqipfolës, duke ju krijuar informacion të lirë dhe të besueshëm në internet.

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe mirëpret çdo profesorë dhe arsimtarë i cili ka dëshirë që të rris aftësitë e shkrimit, hulumtimit, dhe dixhitale të studentëve të tyre duke aplikuar shkrimin në Wikipedia si metodë mësimore. Ne ofrojmë asistencë teknike dhe organizuese për edukatorët dhe studentët gjatë implementimit të detyrës. Për më shumë mund të na kontaktoni në info@wikimediashqip.org.  

Referencat

[1]Villeneuve, Cassidy. (2019) Wikipedia offers a solution for teaching critical media literacy.

[2]Blumenthal, Helaine. (2017) What students learn from contributing to Wikipedia