Wiki Loves Earth është konkurs ndërkombëtar i fotografive të monumenteve natyrore i cili po zhvillohet në 23 shtete të botës.

Wiki Loves Earth 2019 do të mbahet edhe në Kosovë dhe Shqipëri nga 1 deri me 31 maj 2019 duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Wiki Loves Earth 2019 fton fotografët amatorë dhe profesionist të ngarkoj në Wikimedia Commons fotografi të monumenteve natyrore të mbrojtura të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e konkursit, fotografitë duhet të jenë nga lista e monumenteve të mbrojtura natyrore të Kosovës apo Shqipërisë. Pjesëmarrësit mund të ngarkojnë fotografi pa kufi, mjafton të jenë të cilësisë së lartë.

  • Listën e monumenteve të mbrojtura natyrore të Kosovës e gjeni këtu.
  • Listën e  monumenteve të mbrojtura natyrore të Shqipërisë e gjeni këtu.

Qëllimi i këtij konkursi është të mbledh fotografi të monumenteve natyrore të mbrojtura të Shqipërisë, të publikuara në domenin publik nëpërmjet Wikimedia Commons.

Ngarko fotografitë e monumenteve natyrore të Shqipërisë në Wikimedia Commons

Fotografitë e ngarkuara do të vlerësohen nga juria profesionale. 3 fotografitë më të mirat do marrin shpërblime, ndërsa 10 më të mirat do të nominohen për garën ndërkombëtareWiki Loves Earth bashkë me 23 shtete të botës.

Ky konkurs i fotografisë në 5 vitet e kaluara ka arritur të mbledh më shumë se 500,000 fotografi të monumenteve të mbrojtura natyrore nga 50 shtete të botës.

Ngarko fotografitë e monumenteve natyrore të Kosovës në Wikimedia Commons

Licenca e lirë e këtyre fotografive mundëson përdorimin e tyre në Wikipedia dhe internet, duke ndihmuar botën të njoftohen me bukuritë natyrore të Shqipërisë. Në të njejtën kohë, konkursi synon të tërheqë vëmendjen për ruajtjen e natyrës, duke shtyrë fotografët që të mos dëmtojnë monumentet që fotografojnë.

Wikimedia Commons është projekt motër i Wikipedias, që shërben si depo dixhitale për mbledhjen e materialeve multimediale të ngarkuara nën licencë të lirë.

  • Për t’u bërë pjesë e Wiki Loves Earth 2019 in Albania vizito këtë faqe.
  • Për t’u bërë pjesë e Wiki Loves Earth 2019 in Kosovo vizito këtë faqe.

Ky konkurs në Kosovë dhe Shqipëri organizohet nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe. Për çdo pytje apo paqartësi na kontaktoni në info@wikimediashqip.org