Wikimedia CEE Spring 2019 është një ngjarje e organizuar nga Wikipedianët nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore me qëllim për të mbështetur krijimin e artikujve në lidhje me çdo vend në rajon dhe në çdo Wikipedia në rajon.

Wikimedia CEE Spring synon të bashkohet me forcat lokale të njohurise së lirë për të grumbulluar dhe shpërndarë informacion në lidhje me historinë, kulturën, traditat dhe njerëzit në çdo cep të rajonit për të mbështetur njohjen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të rritur sasinë dhe cilësinë e njohurive të lira në dispozicion për Europen Qendore-Lindore.

Kjo ngjarje do të mbahet nga 21 Mars deri me 31 Maj 2019, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë një konkurs individual artikujsh në mbi 21 Wikipedia duke u përqendruar në krijimin dhe redaktimi e artikujve rreth historisë, kulturës dhe njerëzve të dukshëm të çdo vendi pjesëmarrës nga rajoni.

Bëhu pjesë e Wikimedia CEE Spring 2019

Konkursi konsiston në shkrimin e artikujve te vendeve të tjera. Secili shtet shkruan në gjuhën e tij për shtetet e tjera. Artikujt lokal para-zgjidhen nga shtetet pjesëmarrëse.  Përtej pasurimit të Wikipedia-s, kjo ngjarje është gjithashtu një mundesi e mirë për të promovuar shtetet pjesemarrese.

Edhe këtë vit Wikimedianët e Gjuhës Shqipe do jenë pjesë e Wikimedia CEE Spring duke garuar për të dy shtetet, Kosovë dhe Shqipëri.

Më shumë rreth konkursit gjeni në faqen këtu. Për më shumë informacion rreth temave, vizito faqen qëndrore të ngjarjes. 

Për pytje apo ndihmë teknike na kontaktoni në: info@wikimediashqip.org ose sqwikimediansug@gmail.com

Redaktim të mbarë.