Në qershor dhe korrik 2019, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe organizuan 2 photowalk, shëtitje 1 ditore në qytetet e Kosovës & Shqipërisë duke i fotografuar ato. 

WIKI PHOTOWALK 2019 është një aktivitet shoqëror me entuziastë të kamerës, të cilët shëtisin në qytetet e Kosovës & Shqipërisë me qëllim që t’i fotografojnë ato dhe ngarkojnë fotot në Wikimedia Commons.  

Duke eksploruar vendin, kulturën, shoqërinë, shpirtin dhe traditën nëpërmjet fotografisë, ne synojmë ta bëjmë Kosovën & Shqipërinë më të dukshme në botën digjitale.

Gjatë shëtitjes në Kosovë, fotografët pjesëmarrës vizituan dhe fotografuan Prishtinën, Mitrovicën dhe Vushtrrinë. Në përfundim, Wikimedia Commons u pasurua me 160 fotografi të qyteteve të Kosovës. Fotografitë u vlersuan nga juria e cila shpalli Kushtrim Haxhën si fitues të shëtitjes duke i dhuruar aprat Polaroid. 

 

 

 

 

 

Kurse gjatë shëtitjes në Shqipëri, u vizituan dhe fotografuan qyteti i Durrësit si dhe Kepi i Rodonit. Nga kjo shëtitje, u ngarkuan 210 fotografi në Wikimedia Commons nga të cilat Klea Guri kishte më së shumti të vlerësuara.