Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju ftojmë të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit të shtojmë, përmirësojmë dhe zgjerojmë përmbajten e artikujve në Wikipedia shqip.

Unë Redaktoj Wikipedia-n është fushatë online e redaktimit masiv pa temë të caktuar, që do të zhvillohet përgjatë periudhës 12 prill – 12 maj. Fushata ka karakter garues mes Wikipedianëve të rinj, të cilët do të vlerësohen dhe mirënjohen për kontributet e tyre në kuadër të saj.

Enciklopedia më e madhe online mund të redaktohet nga të gjithë, andaj në këto kohë kur të gjithë jemi online më shumë se kurrë – bëhuni pjesë e komunitetit të Wikipedianëve shqipfolës dhe ndihmoni përmirësimin e artikujve për temat që ju interesojnë.

Gjatë javëve në vazhdim do të ndajmë me ju në rrjetet tona sociale artikuj potencialë që mund të shtohen, përmirësohen dhe përkthehen në Wikipedia.

Për rregullat, regjistrimin në garë si dhe mënyrën e vlerësimit, drejtohuni këtu.

Kujtojmë se në blogun tonë kemi materiale udhëzuese për fillestarë dhe redaktimet tuaja të para. Për çdo paqartësi tjetër, na kontaktoni në email info@wikimediashqip.org Facebook, Instagram, Twitter.

Ju urojmë redaktim të mbarë!