Wikimedia CEE Spring 2020 është konkurs vjetor që organizohet nga Wikimedianët që janë pjesë e Evropës Qendrore dhe Lindore, me qëllim të mbështeten shkrimet e artikujve të Wikipedia-ve të këtij regjioni. 

Idea e konkursit është që secili shtet pjesëmarrës të shkruaj në gjuhën e tij për shtetet e tjera. Artikujt zgjidhen paraprakisht nga shtetet pjesëmarrëse. Edhe këtë vit Wikimedianët e Gjuhës Shqipe do jenë pjesë e Wikimedia CEE Spring duke garuar për të dy shtetet, Kosovë dhe Shqipëri. Veçse pasurimit të enciklopedisë më të madhe online Wikipedia-s, CEE Spring poashtu shërben si mundësi e mirë për promovimin e shteteve pjesëmarrëse.

Wikimedia CEE Spring 2020 do të zhvillohet nga 21 mars deri me 31 Maj 2020, ku gjatë kësaj periudhe do të mbahet një konkurs individual artikujsh në mbi 21 Wikipedia me fokus krijimin dhe redaktimin e artikujve me temë historinë, kulturën dhe personalitete të shquara të çdo vendi pjesëmarrës nga rajoni.

 

Për të lexuar më gjerësisht për konkursin klikoni këtu. Për më shumë informacion rreth temave, vizito faqen qëndrore të ngjarjes.

 

Për pyetje apo ndihmë teknike na kontaktoni në: info@wikimediashqip.org, sqwikimediansug@gmail.com si dhe në faqet e rrjeteve sociale