Çfarë është Wikidata?
WIKIDATA është një bazë të dhënash, falas, bashkëpunuese e shumëgjuhëshe. Ajo përmbledh të dhëna për të mbështetur plaftormat si: Wikipedia, Wikimedia Commons dhe projektet e tjera të Lëvizjes së Wikimedia-s kudo në botë.
Kjo bazë e të dhënave e të njohurive mund të lexohet dhe të redaktohet nga njerëz dhe makina. Ka funksionin e depos qendrore për strukturimin e të dhënave për projektet e Wikimedia-s.
Ndiqni videot udhëzuese si më poshtë për të mësuar si të krijoni dhe shtoni të dhëna në Wikidata.