Diaspora redakton Wikipedia-n është fushatë e redaktimit online e organizuar nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Germin, që do të zhvillohet përgjatë periudhës 22 janar – 17 shkurt 2020.

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe bashkojnë forcat me Germin për “Diaspora Redakton Wikipedia-n” me synim edukimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare me aftësi redaktimi të Wikipedias. Njëkohësisht. përmes kësaj fushate do të promovohen vendet, kultura, arti, sporti, vlerat dhe traditat shqiptare në Wikipedia-t lokale ku jeton diaspora jonë.

Diaspora redakton Wikipedian është një konkurs i ideuar për vullnetarët e rinj, kështu që mungesa e përvojës nuk është problem për pjesëmarrjen. Për t’ju ndihmuar në redaktimet tuaja të para në Wikipedia, WoALUG do të organizojë 2 sesione informuese online rreth redaktimit në Wikipedia dhe qëllimit të fushatës.

Qëllimet e Diaspora redakton Wikipedia-n janë:

  • Promovimi i subjekteve shqiptare në Wikipedia-t lokale ku jeton diaspora jonë;
  • Rritja e sasisë dhe cilësisë së artikujve për temat shqiptare në Wikipedia-t në gjuhë të huaja;
  • Fuqizimi i diasporës sonë me aftësi redaktimi në Wikipedia;
  • Krijimi i një komuniteti të diasporës shqiptare të cilët redaktojnë në Wikipedia.

 

Për më shumë rreth fushatës kliko këtu. 

Në përfundim të fushatës pjesëmarrësit do të mirënjohen për kontributin e tyre.

Për çdo pyetje apo paqartësi na kontaktoni në info@wikimediashqip.org.