Pas një periudhe të gjatë në planifikim, kontaktim dhe takime, programi i edukimit të Wikipedias filloj të zyrtarizohet edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjatë pjesë së parë të vitit 2019, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe arritën të krijojnë bashkëpunim me fakultete dhe shkolla të mesme.
Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Riinvest
Gjatë majit 2019, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Riinvest, një nga kolegjet më të mira private në vend.
Kolegji Riinvest, një organizatë që synon avancimin e edukimit të studentëve, dëshiron të inkurajojë studentët dhe stafin e saj të marrin pjesë në programet e WoALUG për të rritur disponueshmërinë e informacionit në Wikipedia Shqip.
Si pjesë e kësaj marrëveshje, Riinvest është zotuar të angazhojë redaktimin në Wikipedia-së në të paktën 2 klasa në semestër, ndërsa WoALUG do të mbështesë instruktorët dhe redaktorët e studentëve përmes materialeve dhe kohës së stafit.
Wikipedia si aktivitet klasor – Trajnim profesional për arsimtar
Si pjesë e bashkëpunimit me shkollën e mesme “Mileniumi i Tretë”, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe mbajtën trajnimi e parë profesional për arsimtar.
Qëllimi i këtij trajnimi është të edukoj arsimtarët rreth redaktimit në Wikipedia, si mjet për zhvillimin e aftësive tek nxënësit.
Në maj 2019, WoALUG mbajti trajnimin e parë të mësuesve, duke përfshirë 15 mësues nga Shkolla e Mesme “Mileniumi i Tretë”. Gjatë këtij trajnimi me dy pjesë, mësuesit u njohën me redaktimin në Wikipedia, Commons Wikimedia dhe Wikidata.
Fokus i veçantë u vu në të drejtat e autorit, citimin dhe referencat. Për më tepër, mësuesit u njohën në Panelin e Punës si një mjet për të monitoruar detyrën, si dhe taktikat e zbatimit për projektet Wiki në klasë.
Bashkëpunimi me shkolla dhe universitete në Shqipëri
Duke ofruar mbështetje, punëtori dhe editathona të shpeshta, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe kanë arritur të krijojnë bashkëpunim të ngushtë me shkolla dhe universitete edhe në Shqipëri.
Gjatë pjesës së parë të 2019, WoALUG ka mbajtur më shumë se 5 puntori me shkollat e mesme në Berat. Gjatë këtyre punëtori, nxënësit dhe arsimtarët njëkohësisht aftësohen rreth redaktimit në Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata. Me mbikëqyrje të vullnetarëve të WoALUG, pjesëmarrësit e punëtorive bëjnë redaktimet e tyre të para në Wikipedia.
Nxënësit e shkollave vazhdojnë të kontribuojnë në Wikipedia, si pjesë e detyrave shkollore.
Gjatë kësaj periudhe, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe kanë arritur bashkëpunim edhe me Fakultetin e Biologjisë, Universiteti i Tiranës dhe Fakultetin Gjuhësor, Universiteti i Durrësit. Si pjesë e këtyre bashkëpunimeve deri tani janë organizuar 2 editathona.
Me fillimin e vitit të ri akademik, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe synojnë të vazhdojnë bashkëpunimet dhe të zgjeroj programin e edukimit të Wikipedias edhe më shumë në Kosovë & Shqipëri.