Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe vazhdojnë bashkëpunimin me OJQ-në mjedisore “REC ” Shqipëri, me qëllim trajnimin e instruktorëve dhe studentëve rreth projekteve të Wikimedia-s – me theks në Wikipedia dhe Wikidata në gjuhën shqipe.
Përmes këtij bashkëpunimi, që ka e fillesën e saj në mars të vitit të kaluar, ne synojmë të ndihmojmë studentët e Fakultetit të Shkencës dhe Fakultetit të Historisë në Tiranë të mësojnë më shumë për biodiversitetin dhe çështjet mjedisore, duke e përdorur Wikipedia-n dhe Wikidata-n.
Në janar të vitit 2020, së bashku organizuam dy edit-a-thonë për të përmirësuar përmbajtjen e artikujve që lidhen me monumentet natyrore të Shqipërisë. Edit-a-thonët e parë kishin më shumë karakter formal dhe së bashku me dy mësimdhënës ju shpjeguam studentëve rregullat e redaktimit në Wikipedia shqip. Gjatë orës së dytë, studentët punuan në artikujt me tema që ata përzgjodhën. REC Shqipëri siguroi shumicën e burimeve të përdorura si referime për shkrimin e artikujve.
Në secilën nga edit-a-thonët morën pjesë 20 pjesëmarrës. Si rezultat i saj, u krijuan më shumë se 40 artikuj dhe 60 u përmirësuan. Fotografi gjatë edit-a-thonëve të mbajtur me studentët.