Anëtari i WoALUG Liridon Selmani ka ndihmuar Wikimedianët e Armenisë për të transferuar databazën e Galerisë Kombëtare të Armenisë në Wikidata.

Idea e këtij bashkëpunimi lindi gjatë bisedave në konferencën e organizuar për ditëlindjen e 7-të të Wikidata – WikidataCon 2019 e mbajtur në Berlin, duke marrur shembull nga nisma e ngjashme e WoALUG që synon të punojë me Galerinë Kombëtare të Shqipërisë.

Si rezultat më shumë se 2400 të dhëna nga Galeria Kombëtare e Armenisë mund të gjenden në Wikidata, nga 250 sa kanë qenë para punës së Wikimedianëve.

Ne nga WoALUG shpresojmë të kemi organizime të tilla të suksesshme edhe me institucionet GLAM shqiptare.


Fotografi gjatë punës së Wikimedianëve për të vendosur në Wikidata të dhënat nga databaza e Galerisë Kombëtare të Armenisë.