Grupi i Përdoruesëve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e edit-a-thonës së rradhës, që ka për temë Drejtësinë Tranzicionale në Kosovë.
Edit-a-thon me temë Drejtësinë Tranzicionale në Kosovë është maratonë e redaktimit që ka për qëllim të mbledhë redaktues të rinj si dhe me përvojë që të shkruajnë artikuj për ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë por inkurajohen sidomos studentë, juristë, historianë, aktivistë dhe ekspertë të fushës.
Trajnimi do të mbahet me 3 dhjetor kurse edit-a-thon në datat 14 & 15 dhjetor në Prishtinë.
Përvoja në shkrimin e artikujve në Wikipedia nuk është e nevojshme, mjafton të jeni entuziastë të kontribuoni.
Për të marrë pjesë, ju lutem plotësoni këtë formë.