Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2019, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Prishtinë dhe Tiranë organizuan serinë e dyte të #WikiGap editathon mbi gratë shqiptare në Wikipedia Shqip.
Si në gjithë shoqërinë edhe në Wikipedia – enciklopedia e lirë dixhitale – ka një pabarazi të madhe gjinore. Në Wikipedian shqiptare vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh.
Me qëllim të zvoglimit të dallimit gjinor në Wikipedia Shqip, pjesëmarrësit shkruan dhe përpunuan artikuj të biografive të grave shqiptare.
Duke u fokusuar në femrat aktiviste të ditës së sotme, eventi në Prishtinë rezultoj me artikuj të ri dhe të përpunuar për:
Shkolla e parë e vajzave në Korçë
Në të njejtën kohë, nga eventi në Tiranë arritën të krijoheshin artikujt:
WikiGap 2019 do të vazhdoj të jetë e hapur deri me 8 prill 2019, duke synuar të shtyj edhe Wikipedianët tjerë të kontibuojnë për gratë në Wikipedia Shqip.
Për më shumë rreth WikiGap kliko këtu.
Për tu bërë pjesë:
- WikiGap 2019 Kosovë kilko këtu
- WikiGap 2019 Shqipëri kilko këtu.
- Për asistencë rreth redaktimit tuaj të parë vizito “Fillo në Wiki”.