Grupin e Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, dhe Muzeun “Musine Kokalari” organizuan aktivitetin “Gjirokastra lexon Musinenë”, në Gjirokastër.
Figura shumëdimensionale e Musine Kokalarit, veprimtares politike e kulturore dhe shkrimtares me vizion u përkujtua në një simpozium të posaçëm në qytetin e saj. Pjesë e këtij takimi ishin qytetarë, të rinj e studentë, përfaqësues të institucioneve publike dhe joqeveritare, shoqatave për të drejtat e njeriut dhe të përndjekurve politikë, organizatave ndërkombëtare, artit, kulturës dhe medias. Paralelisht me simpoziumin u mbajt edhe edit-a-thon në Wikipedia Shqip, ku pjesëmarrësit punuan në shkrimin e artikullit të Musine Kokalari në Wikipedian shqip”.
Gjatë kësaj edit-a-thone pjesëmarrësit duke u bazuar në dosjen e digjitalizuar të Musine Kokalari, shkruan artikullin në Wikipedia duke përfshirë edukimin, arrestimin dhe presekutimin, veprat dhe mirënjohjet të Musine Kokalari.
Artikullin e Musine Kokalari në Wikipedia Shqip mund ta lexoni këtu.