Artikujt në Wikipedia dhe projektet e tjera Wiki janë hapësira bashkëpunuese dhe të hapura për redaktim nga të gjithë – kjo nënkupton se janë gjithmonë të hapura të shtohen, zgjerohen dhe të përmirësohen. Qëllimi ynë si Wikimedianë është që të arrijmë të ofrojmë materiale sa më cilësore dhe pa gabime për lexuesit e për këtë mund të kontribuoni edhe ju.

Kur shkruani artikuj në Wikipedia duhet të keni parasysh se ndonëse jeni duke shkruar në enciklopedi online, mënyra e shkrimit nuk dallon shumë nga shkrimet e tjera enciklopedike. Andaj një nga aspektet për të cilat duhet të jeni të vëmendshëm kur redaktoni në gjuhën shqipe është drejtshkrimi. 

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe do të ndajmë me ju disa këshilla dhe fjalorë të cilat mund të ju ndihmojnë kur keni dyshime për kuptimin, drejtshkrimin apo përkthimin e fjalëve në gjuhën shqipe. Sigurisht, gabimet janë të njerëzishme por natyra e projekteve Wiki e bën të mundshme që secili me njohuritë tona t’i përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme përmbajtjet e tyre.

 

  • Titujt e artikujve në Wikipedia gjithmonë emërojini në trajtën e shquar, p.sh Dielli,
  • Përmirësimi i titujve të artikujve në Wikipedia shqip nuk është i lejuar pasi humb lidhja e tij dhe ndërlidhja me shumë artikuj të tjerë. Në këto raste duhet të përdorni opsionin “zhvendose” të cilin e shihni vetëm kur jeni të regjistruar si përdorues i Wikipedia.
  • Përdorni shkronjat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura. Për ta pasur më të lehtë mund të ktheni tastaturën në shqip. Shikoni disa nga udhëzimet se si ta bëni, të ofruara nga Wikipedianët, në këtë Wiki artikull.
  • Nëse para publikimit të artikullit preferoni që së pari ta shkruani si Word Document – mund të shkarkoni Veglat e kontrollit gjuhësor të Microsoft Office 2016 – shqip.
  • Nëse nuk keni fjalorë fizikë shqip-shqip te të cilët referoheni për kuptimet e fjalëve, ju sugjerojmë  Wiktionary fjalorin e lirë të Wikimedia-s, po ashtu i hapur të kontribuohet nga ju.
  • Fjalor tjetër elektronik i pasur për nga sasia është edhe fjale.al
  • Mundësi tjetër për fjalor është të shkarkoni add-on të fjalorit shqip në shfletuesin tuaj. (i disponueshëm vetëm në shfletuesin Firefox)

Për çdo sugjerim të platformave që mund të përdoren nga redaktorët për qëllime të ngjajshme, ju lutem ndajini me ne te info@wikimediashqip.org dhe ne do të sigurohemi që e ndajmë me Wikimedianët e tjerë.