Wikimedianët e Gjuhës Shqipe vazhdojnë bashkëpunimin me OJQ-në mjedisore REC Shqipëri, me qëllim trajnimin e instruktorëve dhe studentëve rreth projekteve të Wikimedia – me theks në Wikipedia dhe Wikidata në gjuhën shqip.

Përmes këtij bashkëpunimi që ka fillet nga marsi i vitit të kaluar, synojmë që të ndihmojmë studentët e Fakultetit të Shkencës dhe Fakultetit të Historisë në Tiranë të mësojnë më shumë për biodiversitetin dhe çështjet mjedisore, duke e përdorur Wikipedia-n dhe Wikidata-n.

Në Janar 2020, së bashku organizuam dy Edit-a-thona për të përmirësuar përmbajtjen e artikujve që ndërlidhen me monumentet natyrore të Shqipërisë. Edit-a-thona e parë kishte më shumë karakter formal dhe së bashku me dy mësimdhënës ju spjeguam studentëve rregullat e redaktimit në Wikipedia shqip. Gjatë orës së dytë studentët punuan në artikujt me tema që ata përzgjedhën. REC Shqipëri siguroi shumicën e burimeve të përdorura si referime për shkrimin e artikujve.

Në secilën nga edit-a-thonat kishte 20 pjesëmarrës. Si rezultat i saj, u krijuan më shumë se 40 artikuj dhe 60 u përmirësuan. Fotografi gjatë edit-a-thonave të mbajtura me studentët.