Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju ftojnë të gjithë të interesuarit të bëheni pjesë e fushatës online “Një Fshat, Një Artikull” për të redaktuar artikuj të fshatrave shqiptarë në Wikipedia. 

Një Fshat, Një Artikull është fushatë online e organizuar nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe, me synim të angazhojmë Wikipedianë të rinj dhe ata me përvojë të shkruajnë për, si dhe të zgjerojnë përmbajtjen e artikujve të fshatrave shqiptare në Wikipedia shqip.

Fushata, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 31 mars, është e hapur për pjesëmarrje për të gjithë ju të cilët jeni të interesuar të shkruani artikuj të rinj për fshatin e juaj, fshatin fqinj apo cilindo fshat shqiptar të cilin keni hasur se nuk ka mbulim të mjaftueshëm në Wikipedia shqip. Poashtu inkurajoheni të bëni përmirësime, të shtoni fotografi, ilustrime, statistika, historik dhe çfarëdo informacioni që vlerësoni se ju mungon artikujve ekzistues për fshtatrat shqiptare – për sa kohë që është në përputhje me shtyllat e redaktimit në Wikipedia.

Në rast se nuk keni kontribuar më herët në Wikipedia, mos hezitoni ta shfrytëzoni këtë mundësi të filloni me redaktimet e juaja të para. Wikipedia funksionon duke ju falënderuar kontributit të miliona vullnetarëve nga e gjithë bota, edhe ju mund të jeni njëri nga ta!

Për të kuptuar se si mund të bëheni pjesë e fushatës dhe për udhëzime për redaktimet e juaja të para, shtypni këtu.