Më datat 14 & 15 dhjetor redaktorë të rinj dhe me përvojë të Wikipedia u mblodhën për të shkruar artikuj për Drejtësinë Tranzicionale, në kuadër të edit-a-thonës të organizuar nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe. 

Për disa javë ka qëndruar hapur thirrja për rekrutimin e pjesëmarrësve të interesuar të shkruajnë artikuj për Drejtësinë Tranzicionale dhe ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, për të cilën shprehën interesim kryesisht studentë të profileve të ndryshme. Mbledhja e parë e pjesëmarrësve ishte më 10 dhjetor ku ata u njohën me teknikat e redaktimit të Wikipedia dhe proceset e shkrimit të artikujve ndërsa më 14 & 15 dhjetor u mblodhën sërish për të filluar të shkruajnë.

Fotografi gjatë sesionit të trajnimit të pjesëmarrësve

Po ashtu në kuadër të edit-a-thonës, pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë me ekspertë të fushës, Shkëlzen Gashin dhe Furtuna Sheremetin të cilët ndanë përvojën e tyre dhe nxitën diskutime për problematikat e Drejtësisë Tranzicionale dhe hulumtimit rreth saj.


Fotografi gjatë diskutimit me Furtuna Sheremetin.

Si përfundim i edit-a-thonës, pas diskutimeve dhe hulumtimeve për temat e zgjedhura, pjesëmarrësit shkruajtën artikuj për disa nga masakrat më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë: Masakrën e Burgut të DubravësMasakrën e Mejës, Masakrën e Krushës së Madhe, Masakrën e Qyshkut, dhe Masakrën e Izbicës.

Leave a Reply