Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2019, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Prishtinë dhe Tiranë organizuan serinë e dyte të #WikiGap editathon mbi gratë shqiptare në Wikipedia Shqip.

[WikiGap 2019]
Si në gjithë shoqërinë edhe në Wikipedia enciklopedia e lirë dixhitale ka një pabarazi të madhe gjinore. Në Wikipedian shqiptare vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh.

[WikiGap 2019 Tirane]
Me qëllim të zvoglimit të dallimit gjinor në Wikipedia Shqip, pjesëmarrësit shkruan dhe përpunuan artikuj të biografive të grave shqiptare.

Duke u fokusuar në femrat aktiviste të ditës së sotme, eventi në Prishtinë rezultoj me artikuj të ri dhe të përpunuar për:

Haveit

Nita Deda

Blerta Zeqiri

Mirjana Radovanovic

Shkolla e parë e vajzave në Korçë

Në të njejtën kohë, nga eventi në Tiranë arritën të krijoheshin artikujt:

Greis Domi

Marie Tuci

Afroviti Gusho

Liljana Luani

Diana Basho

Bullizmi seksual

WikiGap 2019 do të vazhdoj të jetë e hapur deri me 8 prill 2019, duke synuar të shtyj edhe Wikipedianët tjerë të kontibuojnë për gratë në Wikipedia Shqip.
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:WikiGap_2019_Prishtine_-4.jpg
[WikiGap 2019 Prishtine] Rinazh [CC BY-SA 4.0]

Për më shumë rreth WikiGap kliko këtu.

Për tu bërë pjesë:

Leave a Reply