Grupin e Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, dhe Muzeun “Musine Kokalari” organizuan aktivitetin “Gjirokastra lexon Musinenë”, në Gjirokastër.

Figura shumëdimensionale e Musine Kokalarit, veprimtares politike e kulturore dhe shkrimtares  me vizion u përkujtua në një simpozium të posaçëm në qytetin e saj. Pjesë e këtij takimi ishin qytetarë, të rinj e studentë, përfaqësues të institucioneve publike dhe joqeveritare, shoqatave për të drejtat e njeriut dhe të përndjekurve politikë, organizatave ndërkombëtare, artit, kulturës dhe medias. Paralelisht me simpoziumin u mbajt edhe edit-a-thon në Wikipedia Shqip, ku pjesëmarrësit punuan në shkrimin e artikullit të Musine Kokalari në Wikipedian shqip”.

Pjesëmarrësit duke punuar artikullin e Musine    Kokalari në Wikipedia Shqip

Gjatë kësaj edit-a-thone pjesëmarrësit duke u bazuar në dosjen e digjitalizuar të Musine Kokalari, shkruan artikullin në Wikipedia duke përfshirë edukimin, arrestimin dhe presekutimin, veprat dhe mirënjohjet të Musine Kokalari.

Artikullin e Musine Kokalari në Wikipedia Shqip mund ta lexoni këtu.

One Comment

  1. Vintage house restaurant 24/02/2019

    Aw, this was an incredibly good post. Taking the time and actual
    effort to make a really good article… but what can I say… I
    hesitate a whole lot and don’t seem to get anything done. http://www.vintagehouserestaurant.com/

    Reply

Leave a Reply