19Feb'19

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë dhe angazhimit qytetar në komunitet e shoqëri. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues e ekspertë, ku njohuritë shkëmbehen përmes diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve. Mjeti primar i ligjëruesve në TruAktiv është diskutimi, i cili shoqërohet me prezantime të shkurta, punë në grupe, video-materiale apo prezantimeve përmes telekonferencave.

Moduli i Wikipedia-së ka për qëllim:

  • Zhvillimi i artikujve te Wikipedias rreth angazhimit civil, rinisë dhe avokimit
  • Promovoj projektet e Wikimedias
  • Promovoj Wikipedia-në si aktivizëm