11Aug'26

Më 11 gusht, nga ora 17:00 deri 20:00, në kuadër të fushatës “Ilustro Wikipedian” organizojmë editaton në Prishtina Hackerspace. Përgjatë ngjarjes do t’u shtojmë imazhe artikujve në Wikipedia dhe Wikidata, duke përdorur fotografi të vlefshme nga Wikimedia Commons që ende nuk janë përdorur.

Pavarësisht nëse jeni kontribues me përvojë apo po merrni pjesë për herë të parë, jeni të mirëpritur. Ngjarja është e përshtatshme edhe për fillestarë. Më të mirët marrin çmime!

Pjesëmarrja është falas, por regjistrimi është i nevojshëm. Mund të regjistroheni këtu

Ju mirëpresim!