08Mar'19

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2019, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Prishtinë organizon serinë e dyte të #WikiGap editathon mbi gratë shqiptare në Wikipedia.

Si në gjithë shoqërinë edhe në Wikipedia –  enciklopedia e lirë dixhitale – ka një pabarazi të madhe gjinore. Në Wikipedian shqiptare vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh.

Ne duam ta ndryshojmë këtë!

Për t’u bërë pjesë e eventit regjistrohu këtu:

Forma e regjistrimit

Kush mund të marrë pjesë: Të gjithë të interesuarit, studentët, aktivist, ekspert, feminist që duan të kontribuojnë në ngushtimin e hendekut gjinor në internet dhe forcimit të figurës së gruas në enciklopedinë online – Wikipedia. Inkurajojmë pjesëmarrjen e vajzave, të rinjve nga zonat rurale, të rinjtë me aftësi ndryshe, të rinjtë LGBTI, Rom & Egjiptian etj. Ky editathon do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Për më shumë rreth eventit:

WikiGAP 2019

Ju lutemi merni me vete laptop.

***

Edit-a-thon është një ngjarje që synon pasurimin e Wikipedias, enciklopedia e lirë dixhitale, me përmbajtje gjithëpërfshirës me informacione dhe fakte mbi të gjitha degët e njohurive.

Leave a Reply