08Jun'19

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe po organizojnë Wiki Photowalk 2019, shëtitje 1 ditore në qytetet e Kosovës duke i fotografuar ato.

WIKI PHOTOWALK 2019 është një aktivitet shoqëror me entuziastë të kamerës, të cilët shëtisin në qytetet e Kosovës me qëllim që t’i fotografojnë ato dhe ngarkojnë fotot në Wikimedia Commons. 

Duke eksploruar vendin, kulturën, shoqërinë, shpirtin dhe traditën nëpërmjet fotografisë, ne synojmë ta bëjmë Kosovën më të dukshme në botën digjitale.

[Orgen Kelmendi – Carshia e Jupave, Gjakovë CC BY-SA 4.0]
Tema e kësaj shëtitjeje është Shpirti i Qytetit. Gjatë shëtitjes fotografët janë të lirë të fotografojnë çdo gjë që ilustron ndonjë subjekt specifik: sheshet, artin publik, monumentet, objektet me vlera arkitektonike, objektet publike etj. Fotografët janë të lirë të eksplorojnë stilin e tyre artistik.

Si mund të marr pjesë?

Pjesë e Wiki Photowalk 2019  mund të jenë të jenë të gjithë entuziastët e kamerës dhe aparatit, fotografë profesionist apo amator. Për të qenë pjesë e ngjarjes nuk keni nevojë të keni aparat profesional, mjafton që fotografitë e ngarkuara të kenë cilësi të mirë.

Për t’u bërë pjesë e aktivitetit plotëso këtë formë.

Aplikimi do jetë i hapur deri më 5 qershor 2019.

Wikimedia Commons është një projekt motër i Wikipedias, ku nën licencë të lirë ngarkohen file multimedial (si fotografi, video, audio etj) të cilat janë në përdorim të lirë për publikun.

Ngarkimi, vlerësimi dhe shpallja e fituesit.

Pas shëtitjes, fotografët do kenë kohë 1 javë (deri me 15/06/2019), që të përpunojnë dhe të ngarkojnë fotografitë në Wikimedia Commons.

Për të ngarkuar fotografitë kliko këtu.

[Fitore Syla – Shadërvani, Prizren CC BY-SA 4.0]

Fotografitë do të vlerësohen nga juria, dhe fotografi me më së shumti fotografi të vlerësuara do të merr dhuratë një aparat POLAROID. 

Fituesi do të njoftohet deri më 19 qershor 2019.

Keni pyetje apo komente? Na kontaktoni në info@wikimediashqip.org .

Leave a Reply