Shtoni një burim informacioni në Wikipedia
Ja se si të citoni një burim informaiconi në Wikipedia. Shkoni te artikulli ku dëshironi të shtoni një burim:
- Klikoni në butonin ‘Redakto’. Do të filloni redaktimin.
- Vendoseni kursorin në fund të fjalisë ku dëshironi të futni burimin.
- Klikoni në butonin ‘Citoni’.
- Do të shihni një ekran “Shtoni një citim”. Kopjoni lidhjen me burimin tuaj këtu.
- Klikoni mbi ‘Prodhojeni’. Faqja gjeneron automatikisht një citim.
- Klikoni në butonin blu “Fute”.
- Pastaj klikoni në butonin blu ‘Publikoi ndryshimet’ në krye të djathtë të faqes.
- Tani do të shihni burimin në faqe dhe gjithashtu në fund të listës së burimeve të artikullit.
Përdorni librin ose revistën si burim
Klikoni shigjetën djathtas për t’u kthyer mbrapa dhe zgjidhni skedën ‘Dorazi’’ dhe më pas ‘Libër’.
Këtu mund të zgjidhni gjithashtu një burim që nuk është në internet, si p.sh. një libër ose një revistë.
Kjo video shpjegon gjithashtu se si të shtoni një burim në një artikull (në anglisht):
Lista e referimeve
Por lista e referimeve nga trupi i artikullit nuk shfaqet vetvetiu, këtë duhet ta shtoni në fund të faqes kështu:
- Në fund të artikullit krijoni nëntitullin e nivelit 2 (Krye) me tekst Referime.
- Vendoseni kursorin nën të.
- Te veglaria klikoni ‘Shtoni’
- Klikoni opsionin ‘Shfaq tërë listën’.
- Klikoni ‘Listë referencash’.
- Pasi të dilni nga redaktimi do të shfaqet lista e referimeve.