Wikipedianët ose redaktorët janë vullnetarët që shkruajnë dhe redaktojnë artikujt e Wikipedia-s. Çdokush – duke përfshirë edhe ti – mund të bëhet Wikipedian duke redaktuar kur gjeni diçka që mund të përmirësohet.

Wikipedianët kontribuojnë duke: përmirësuar gabime drejtshkrimore, larguar vandalizmat, përmirësuar përmbajtje, vendosur referenca apo fotografi, si dhe filluar artikuj të ri.

Qëllimi i Wikipedianëve është që përmes bashkëpunimit të bëjnë të disponueshme dijen njerëzore për çdo person në planet.

Për të ndihmuar të filloni rrugëtimin tuaj për t’u bërë pjesë e komunitetit të Wikipedianëve, vendosëm të hartojmë disa këshilla që do të të ndihmojnë të bëhesh anëtar i respektuar i komunitetit.

1. Krijo llogari  

Wikipedia është e lirë për t’u lexuar, shkruar dhe shpërndarë nga të gjithë. Për të hyr në Wikipedia ti nuk ke nevojë që të krijosh llogari. Por regjistrimi të mundëson të bëhesh pjesë e komunitetit duke të ofruar më shumë të drejta redaktimi.

Për më shumë rreth regjistrimit, lexo artikullin: “Redakto Wikipedia-n: Hapja e llogarisë” 

2. Familjarizohu me rregullat e Wikipedia-s

Para se të redaktosh, njihu me rregullat e Wikipedia-s. Wikipedia është projekt bashkëpunues i cili nuk ka shumë rregulla. Gjithsesi, ekzistojnë rregullat bazë të cilat Wikipedianët i respektojnë duke synuar krijimin dhe shpërndarjen e një enciklopedie të lirë dhe cilësore.  

Lexo artikullin “5 shtyllat e Wikipedia-s” për të mësuar parimet kryesore të Wikipedia-s.  

3. Fillo me redaktime të vogla

Ka shumë mënyra për të kontribuar në Wikipedia, dhe krijimi i një artikulli të ri është një hap i madh për fillestarët. Njoftohu me punën duke bërë redaktime të vogla në faqe ekzistuese. Këto ndryshime mund të jenë:

  • Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore  
  • Ilustrimi i artikujve
  • Vendosja e referencave
  • Vendosja e lidhjeve mes artikujve
  • Përmirësimi i artikujve.  

4. Fillo aventurën në Wikipedia

Aventura e Wikipedias ju ndihmon rreth redaktimit në Wikipedia

Mëso bazat e redaktimit në Wikipedia duke filluar aventurën e Wikipedia-s.

Aventura Wikipedia është një lojë interaktive e cila ka shtatë misione, të cilat të aftësojnë me teknikat, parimet dhe rregullat e redaktimit në Wikipedia.  

5. Kërko ndihmë

Mos hezito të kërkosh ndihmë. Si projekt bashkëpunues, Wikipedia ka shumë mënyra për të marrë këshilla dhe asistencë. Disa nga vendet ku mund të merrni ndihmë janë:  

 

6. Ndiq praktikat më të mira në Wikipedia

Shmang polemikat dhe betejat ndërpersonale në Wikpedia, që do ta bëjë redaktimin e Wikipedia-s më të lehtë dhe bashkëpunues. Zbatimi i këtyre praktikave ju mundëson të bëhesh anëtarë produktiv i komunitetit. Disa nga këto praktika janë:

  • Përdorimi i përmbledhjes së redaktimit
  • Bashkëpunimi në zgjerimin e artikujve apo krijimi i artikujve të mirë
  • Raportimi i vandalizmave dhe largimi i materialeve që shkelin të drejtat e autorit
  • Aktivizimi i adresën suaj të e-mailit për komunikim
  • Kërkimi i ndihmës dhe biseda në faqet e diskutimit.  
Kampanja “Unë redaktoj Wikipedia-n”, është e hapur deri më 31 mars 2019

Shumë njerëz lexojnë Wikipedia-n por nuk kontribuojnë në të, duke mos e kuptuar se sa shumë përpjekje shkon në krijimin e saj dhe sfidat që ekzistojnë në prodhimin e njohurive të sakta dhe të paanshme. Duke zgjeruar një artikull, ngarkuar një fotografi, apo shtuar një referencë, ti përmirëson Wikipedia-n, ndaj ti ndihmon mijëra njerëz të edukohen falas.  

Wikipedia gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një punë në zhvillim, e cila synon të krijoj një botë ku çdo qenie njerëzore ka qasje në shumën e të gjithë dijes. Nëse vendosni të dhuroni kontributin tuaj, bëhuni pjesë e kampanjës “Unë redaktoj Wikipedia-n”, e hapur deri më 31 mars 2019.  

Për t’u bërë pjesë e kampanjës vizito këtë faqe, ku gjeni rregullat, vlerësimet dhe linkun për regjistrim.