Shkoni në Wikipedia Shqip: http://sq.wikipedia.org
Klikoni në lidhjen “Krijo llogari” në krye të djathtë të ekranit.

 

Do të shihni ekranin e regjistrimit.

  1. Zgjidhni një emër përdoruesi: mund të jetë emri juaj ose një pseudonim.
    Më poshtë janë disa këshilla se cilin emër të zgjidhni!
  2. Zgjidh nje fjalekalim
  3. Rivendosni fjalekalimin
  4. Shkruani adresën tuaj të emailit. Kjo do t’ju lejojë të merrni çdo njoftim të sistemit, dhe kjo është e nevojshme nëse harroni ndonjëherë fjalëkalimin.
  5. Plotësoni Captcha për të treguar se jeni një njeri dhe jo një robot.
  6. Klikoni në butonin blu “Krijo llogari”.

Ju do të merrni një e-mail të regjistrimit tuaj, konfirmoni adresën tuaj elektronike.

Urime! Tani keni krijuar një llogari. Në krye të djathtë të faqes do të shihni emrin tuaj të përdoruesit.

Këshilla dhe rregulla për llogarinë tuaj

  • Jini kreativ, por mos u bëni ofendues.
  • Llogaria juaj mund të gjendet në Google. Nëse nuk e dëshironi këtë, mos përdorni emrin tuaj, por për shembull një pseudonim.
  • Llogaria juaj është personale, mos iu referoni një kompanie ose organizate. Ndryshimet në Wikipedia janë gjithmonë individuale, duhet të jetë e qartë se cili redaktues ka bërë cilat ndryshime.
  • Një llogari në të cilën disa redaktues janë aktivë nuk lejohet.

 

Më shumë informacion:
https://www.mediawiki.org/wiki/Help:Logging_in/sq