Wikipedia është një nga projektet më të mëdha bashkëpunuese në histori.

Me miliona artikuj dhe qindra gjuhë, Wikipedia lexohet nga qindra miliona njerëz çdo ditë, duke u bërë koleksioni më i madh i dijes i mbledhur ndonjëherë. Wikipedianët janë komuniteti i vullnetarëve të cilët kontribojnë njohuritë e tyre në Wikipedia. Çfarë Wikipedianët bëjnë ka potencial për të ndryshuar botën, por është ende një rrugë e gjatë deri se të mbledhim shumën e të gjitha njohurive. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Duke mirëpritur kontributin e secilit, më poshtë kemi paraqitur 10 rregullat bazë që duhet të dini gjatë editimit në Wikipedia.

Imagjinoni një botë ku çdo person në botë i jepet akses i lirë në shumën e të gjithave njohurive njerëzore.

Kjo është ajo që po bëjmë.

Rregulli 1. Krijo një llogari

Edhe pse Wikipedia mund të editohet nga çdo vizitorë, krijimi i një llogari ofron shumë përfitime.

Së pari, të ofron privatësi dhe siguri. Përdoruesit në Wikipedia mund të zgjedhin identitetin e tyre apo të regjistrohen me një pseudonim. Sado kontradiktore të duket,editorët e regjistruar nën një pseudonimi kanë anonimitet më të madh se ata që editojnë pa llogari.

Kur ju regjistroheni, e keni më të lehtë të komunikoni dhe bashkëpunoni me editorët tjerë.

Krijimi i një llogarie ofron qasje ndaj opsioneve më të avancuara të editimit, duke përfshirë “parapëlqimet”, që shërben për monitorimin e artikujve ku ju keni edituar më herët.

Regjistrohu në Wikipedia Shqip duke klikuar këtu. 

 

Rregulli 2. Mëso pesë shtyllat

Wikipedia nuk ka shumë rregulla, por ka 5 parime kryesore të njohura si “pesë shtyllat”, të cilat çdo editorë duhet t’iu përmbahen gjatë kontribimit në Wikipedia.

Secili editorë duhet të ketë parasysh që Wikipedia është një enciklopedi -një përmbledhje me shkrim e dijes. Si e tillë, Wikipedia shkruhet nga një pikëpamje neutrale  që dokumentojnë dhe shpjegojnë këndvështrimet në mënyrë të mirëpeshuar e të paanshme.

Wikipedia është një përmbajtje e lirë që gjithësecili mund të redaktojë, përdorë, modifikojë, dhe shpërndajë.

Wikipedianët trajtojnë njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë dhe mbajë një sjellje të respektueshme dhe civile, dhe në mospajtim. Parimet dhe fryma e rregullave të Wikipedias kanë më shumë rëndësi sesa fjalët e tyre, dhe, ndonjëherë, që të përmirësoni Wikipedian, duhet t’i bëni një përjashtim vetë rregullave.

Ji i guximshëm (po jo i shkujdesur) kur ndryshon artikujt, dhe mos ki frikë se do bësh gabime.

Rregulli 3. Ji guximtar, por jo i pamatur

Mbijetesa dhe zhvillimi i cdo wiki kërkon pjesëmarrje. Wikipedia është e pakrahasueshmë në madhësi, por suksesi i saj i vazhdueshëm mbështetet në kontribimin e rregullt e dhjetëra mijëra vullnetarësh. Prandaj, Wikipedia kërkon nga gjithë përdoruesit që të jenë guximtar: nëse heton një gabim, korrigjoje. Nëse mund ta përmirësosh një artikull, ju lutem bëje.

Por është me rëndësi që, sidoqoftë, të dallohet guximi dhe pamaturia.Fillo ngadalë. Fillo duke bërë modifikme të vogla ndaj artikujve ekzistues para se të rishkruni artikullin e “Historisë së shkencës”.

Shumë editorë të ri ndihen të intimiduar rreth kontribimit në Wikipedia në fillim se mos bëjnë gabime. Kjo përmbajtje është e kuptueshme por e pabazuar. Më e keqja që mund të ndodh është që editimet tuaja të dallohen dhe të korrigjohen.Nëse kjo ndodh, trajtoje si një përvojë mësimi pozitive dhe pyet editorin korrigjues për këshilla.

Rregulli 4. Dallo audiencën tënde

Wikipedia nuk është parimisht për ekspertë, prandaj, niveli i detajit teknik në artikuj duhet të balancohet me aftësinë e jo-ekspertëve që t’i kuptojnë ato detaje. Gjatë kontributit në përmbajtje shkencore, imagjinoni që artikulli juaj do lexohet nga nxënësit e shkollës së mesme.

Rregulli 5. Mos shkel të drejtën e autorit

Me disa kushte, pothuajse e gjithë përmbajtja e Wikipedias është falas për secilin që ta ripërdorojë, adaptojë, dhe shpërndajë. Duke qenë kështu, ajo nuk pranon material jo-të lira nga të drejtat autoriale.

Shumë revista shkencore publikojnë materiale nën licencë të lirë, por edhe shumë të tjera nuk e bëjnë. Prandaj, ndonëse mund të jetë joshëse, shmangni kopjimit të këtyre materialeve në Wikipedia. Në momentin që këto shkelje dallohen, do të fshihen.

Rregulli 6. Cito, cito, cito

Për të mbajtur një standard të lartë, Wikipedia ka politikë strikte që kërkon verifikueshmëri. Kjo arrihet më së miri duke referencuar çdo informacion në Wikipedia me burime të besueshëme dhe të publikuara.

Përmbajtjet e paverifikuara mund të fshihet nga Wikipedia në cdo kohë, prandaj ofro citime mbështetëse për çdo deklaratë që mund të sfidohet nga një editorë tjetër.

Duke ofruar hiperlinke direkte me burimet që keni cituar, editorët  e kanë të lehtë të verifikojnë përmbajtjen, kurse lexuesit kanë qasje të menjëhershme te burimeve që adresojnë artikullin.

                                      Editathon: Wikimedianët e Gjuhës Shqipe x American Corner Prishtina

Rregulli 7. Shmang vetëpromovimin

Shumë njerëz tundohen të shkruajnë apo editojnë rreth vetës së tyre. Rezisto tundimin. Nëse je mjaft i shquar që të përfshihesh në një enciklopedi, dikush do të shkruajë një artikull rreth teje. Mbaj mend që ndryshe nga një web faqet personale, biografia Wikipedia e juaja nuk është nën kontrollin tuaj, secili është i lirë që ta editoj atë.

Nëse ti dëshiron të përmisosh përmbajtje në biografinë tuaj, Wikipedia inkurajonë që ato informacione ti vendosësh në faqen e diskutimit të artikullit, duke lejuar editorët tjerë të përmisojnë artikullin.

Rregulli 8. Shpërndaj ekspertizën tuaj, por mos argumento nga një pozitë autoriteti

Shkrimi rreth një teme në të cilën keni ekspertizë akademike nuk është një konflikt interesi, në fakt, është mënyra më efektive e kontribimit tuaj në Wikipedia. Kur shkruan rreth fushës suaj të ekspertizës, referencimi i materialit që keni publikuar në revistat shkencore është i lejuar vetëm nëse është i shquar dhe relevant.

Shpesh ndodh që të bashkëpunosh me editorë që mbajnë qëndrime të njejta me artikullin. Sado frustruese të jetë, ju duhet të kujtoni që vlersoheni vetëm nga kontributet tuaja në Wikipedia, dhe jo se kush je, apo kualifikimet që keni. Ekspertiza juaj duhet të të mundësojë të shkruash në një mënyrë neutrale dhe të prodhojë burime të besueshme e të pavarura që mbështesin çdo pohim që bënë. Nëse nuk ofroni verifikim, kontributet tuaja do të sfidohen me të drejtë pavarësisht se sa gradë shkencore mbani.

Rreguli 9. Shkruj neutralisht dhe me masë të duhur

Të gjithë artikujt në Wikipedia duhet të jenë të paanshëm në ton dhe përmbajtje. Gjatë shkrimit, deklaro fakte por mos ofro opinionin tënd si fakt. Shmang artikujt kontravers, deri sa të njoftoheni me parimet e Wikipedias (shiko Rregullin 3), duke u fokusuar në artikuj që ta bëjnë shumë më të lehtë të qëndrosh i paanshëm.

Gjatë shkrimit rreth çështjeve komplekse, mundohu të mbulosh gjithë këndvështrimet e rëndësisshme dhe jep secilen me masë të duhur, por jo masë të barabartë.

Rregulli 10. Kërko ndihmë

Editimi, udhëzimet dhe politikat e Wikipedia-së mund të jenë sfiduese për editorët e ri, por fatmirësisht, komuniteti i Wikipedias mirëpret editorët e ri.

Wikipedia ofron shumë faqe të cilat asistojnë editorët e ri gjatë kontributit të tyre në Wikipedia.

 

A ndiheni të gatshëm të editoni në Wikipedia Shqip?

Bëje kontributin e parë duke filluar këtu.