Jitsi: Gabim (error) në marrjen e lejes së mikrofonit/kamerës në Google Chrome
Nëse po përpiqeni të përdorni mikrofonin ose kamerën tuaj në Jitsi dhe nuk mundeni dhe po shihni një gabim me lejimin e mikrofonit si më poshtë:
Vazhdoni me hapat e mëposhtëm për ta rregulluar atë:
Hapi 1: Klikoni në ikonën e dryrit dhe hapni “Site settings” (cilësimet e faqes)
ose
Klikoni në ikonën e kamerës në anën e djathtë të shiritit të adresave dhe klikoni “Manage” (menaxho).
Hapi 2: Ndrysho kamerën dhe mikrofonin në “Allow” (lejo)
Tani kthehuni te faqja e takimit dhe rifreskojeni faqen.
Nëse kjo nuk bënë, provoni një browser tjetër si Firefox, Edge apo Safari. Keni parasysh që secili browser ka opsionin e vet të lejimit të qasjes në mikorofonin tuaj.