Wikipedia është enciklopedia e lirë e cila mund të lexohet, shkruhet dhe të shpërndahet nga të gjithë. Për të hyr në Wikipedia ju nuk keni nevojë që të krijoni llogari.

Gjithsesi, në momentin që ju regjistroheni, ju bëheni pjesë e komunitetit të madh të vullnetarëve që shkruajnë dhe editojnë Wikipedia-në.

Për të hapur një llogari në Wikipedia, ju duhet:

  1. Klikoni në linkun këtu.
  2. Vendos emrin e përdouresit. Emri i përdoruesit mund të jetë emri juaj i vërtetë ose pseudonim që ju doni, duke ofruar privatësi dhe siguri për editorët.
  3. Vendoseni fjalëkalimin
  4. Zgjedhje opsionale është vendosja e email-it, ku ju njoftoheni për të rejat e fundit në llogarinë tuaj.

 

Hapja e llogarisë sjell benefite të shumta si përdorues si:

  • Ju mund të përdorni të njejtën llogari për editim në të gjitha projektet Wiki;
  • Krijoni faqen tuaj të përdoruesit, ku mund të tregoni më shumë për veten, bashkëpunoni me editorë tjerë, si dhe praktikoni redaktimin dhe publikimin e artikujve në livadhin tuaj;
  • Komunikoni me editorët tjerë nëpërmjet faqes tuaj të diskutimit;
  • Përdorimi i preferencave të personalizuara për të ndryshuar pamjen dhe sjelljen e Wikipedia-së;
  • Përdorimi i veglave më të avancuara të editimit;
  • Editoni pa zbuluar adresën tuaj IP (që mund të përdoret për të gjetur vendndodhjen tuaj fizike) tek publiku.

 

4 ditë pasi keni hapur llogarinë, dhe keni bërë të paktën 10 redaktime, juve do t’ju lejohet:

  • Të editoni faqet gjysmë të mbrojtura;
  • Filloni faqe të reja, riemëroni faqe ose ngarkoni imazhe.

Në momentin që ju keni llogari për rreth 30 ditë, dhe keni bërë të paktën 10 editime, ju do ju lejohet të editoni faqet e mbrojtura dhe të zgjeruara.

Leave a Reply