Wikipedia – enciklopedia e lirë dixhitale – ka si synim kryesor përdorimin i inteligjencës kolektive dhe përpjekjeve bashkëpunuese të redaktorëve, për tu bërë koleksioni më i madh i dijes i mbledhur ndonjëherë. Wikipedianët janë komuniteti i vullnetarëve që kontribojnë njohuritë e tyre, duke shkruar dhe redaktuar Wikipedia-n.

Përveç se një enciklopedi, Wikipedia është projekt bashkëpunues. Wikipedianët shkruajnë dhe redaktojnë Wikipedia-n duke u bazuar në parimet dhe rregullat të cilat synojnë krijim dhe shpërndarjen e një enciklopedie të lirë dhe cilësore.

Wikipedia ka 5 parime themelore të cilat thirren “5 shtyllat e Wikipedia-s” të cilat çdo redaktorë duhet të ketë parasysh kur redakton Wikipedian.  

Wikipedia është enciklopedi

Një enciklopedi është një përmbledhje me shkrim e dijes. Wikipedia është një enciklopedi e lirë me elemente të një enciklopedie të përgjithshme dhe të specializuar.

Wikipedia nuk është tribunë propagande, platformë reklamash, shtyp mburrjesh, koleksion pa dallim të informacionit, apo menu interneti. Ajo nuk është as fjalor, gazetë, apo koleksion i informacionit të dokumentuar, edhe pse disa nga projektet tjera të Wikimedias janë.

Enciklopedia është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori. Ndryshe nga fjalorët, artikujt e enciklopedisë përqendrohen në informacionin faktik lidhur me temën e përmendur në titullin e artikullit.

Wikipedia shkruhet nga një pikëpamje neutrale.

Wikipedia përpiqet të ketë artikuj në një ton të paanshëm që dokumentojnë dhe shpjegojnë pikëpamjet kryesore, duke i dhënë peshë të duhur sa i përket rëndësisë së tyre. Wikipedianët shmangim advokimin, dhe karakterizojnë informacionin dhe çështjet më tepër sesa debatimin e tyre.

Në disa fusha mund të ketë vetëm një këndvështrim të mirënjohur, në fusha të tjera ne përshkruajmë këndvështrime të shumta, duke paraqitur secilin saktësisht dhe në kontekst, dhe nuk paraqesim ndonjë këndvështrim si “të vërtetën” ose si “këndvështrimin më të mirë”. Të gjithë artikujt duhet të kenë saktësinë e verifikueshme.

Eksperienca, interpretime, apo opinione personale nuk i përkasin Wikipedias. Kjo do të thotë të citosh , burime autoritare e të vërtetueshme, sidomos në tema kontroverse dhe kur subjekti është një njeri akoma në jetë.

Jimbo Wales: Wikipedia-l mailing list (8 March 2005).
Wikipedia është një përmbajtje e lirë që gjithësecili mund të redaktojë, përdorë, modifikojë, dhe shpërndajë

Kur shkruani për Wikipedia, ju duhet të respektoni ligjet e të drejtave të autorit dhe të mos bëni plagjarizma nga burimet. Edhe pse Wikipedia lejon përdorimin e burimeve jo të lira, ajo inkurajon përdorimin e burimeve të cilat janë të hapura për publikun.

Të gjitha materialet e publikuara në Wikipedia janë nën licencë të lirë, që do të thotë asnjë redaktor nuk zotëron një artikull dhe kushdo që ka më shumë informacion mbi artikullin, dhe ka burime të besueshme, mund ta ndryshojë atë.

Redaktoret duhet të sillen me njeri tjetrin me respekt e mirësjellje.

Respektoni dhe jini i sjellshëm me kolegët e tu Wikipedianë, edhe kur mbani qëndrime të kundërta. Zbatoni rregullat e mirësjelljes së Wikipedias, dhe shmangni sulmet personale.

Gjeni konsensusin, shmangni luftëra redaktimi, dhe përdorni faqet e diskutimit për të diskutuar dhe zgjidhur problemin.  Mos harroni se ka 75.789 artikuj në Wikipedian shqip për të punuar në dhe për të diskutuar. 

Veproni në mirëbesim, dhe mos vandalizoni Wikipedian për të imponuar pikëpamjen tuaj.

Wikipedia nuk ka rregulla të ngurta.

Rregullat në Wikipedia nuk janë të pandryshueshme, dhe formulimi dhe interpretimi i tyre ka të ngjarë të ndryshojë me kalimin e kohës.

Wikipedia ju lejon të shkruani në çdo temë që ju pëlqen dhe ju nuk keni nevojë të jeni një ekspert në të. Ju mund të filloni dhe të redaktorët tjerë që kanë më shumë informacion dhe burime mund ta zhvillojnë më shumë atë artikull.

Ji i guximshëm (po jo i shkujdesur) kur ndryshon artikujt, dhe mos ki frikë se do bësh gabime. Përpjekjet e tua s’kanë nevojë të jenë të përkryera; çdo version i mëparshëm i një faqe është ruajtur, kështu që gabimet mund të korrigjohen lehtësisht.