Wikipedia – enciklopedia e lirë – ka si synim kryesor përdorimin e inteligjencës kolektive dhe përpjekjeve bashkëpunuese të redaktorëve, për të ndërtuar koleksionin më të madh të dijes të mbledhur ndonjëherë.

Wikipedia është një nga projektet më të mëdha bashkëpunuese në histori, me rreth 2.5 milion anëtarë, nga të cilët 112,436 i takojnë komunitetit shqiptar të Wikipedia-s, nga të cilët 301 janë Wikipedian aktiv në këtë moment. Puna vullnetare e këtyre përdoruesve ka arritur të krijoj më shumë se 75,000 artikuj në Wikipedia Shqip.  

Ndjenja që kontributi i juaj është i dobishëm për njerëzit e tjerë është forca kryesore që shtyn Wikipedianët të dhurojnë njohuritë e tyre në Wikipedia. Të qenit pjesë e kësaj lëvizjeje globale e cila po ndryshon krijimin dhe konsumimin e njohurisë, krijon një ndjenjë krenarie, besimi, dhe lumturie te redaktorët.  

Për të kuptuar më mirë se pse është i rëndësishëm kontributi në Wikipedia, më poshtë kemi paraqitur 4 arsyet se pse duheni të kontribuoni njohuritë e juaja në Wikipedia Shqip.  

1. Redaktimi në Wikipedia është i thjeshtë

Artikujt e Wikipedia-s janë shumë të lehtë për të redaktuar. Çdokush mund të klikojë në vegzën “Redakto” dhe të redaktojë një artikull. Wikipedianët kontribuojnë duke përmirësuar gabime drejtshkrimore, larguar vandalizmat, përmirësuar përmbajtje, vendosur referenca apo fotografi, si dhe filluar artikuj të ri. Redaktimi në Wikipedia bëhet në dy mënyra, përmes wiki sintaksës dhe redaktorit vizual. Nëse jeni redaktor i ri, Wikipedia ka shumë faqe të cilat ofrojnë këshilla dhe asistencë gjatë redaktimit.  

Kliko këtu për të filluar Aventurën e Wikipedias për të mësuar më shumë rreth radktimit në Wikipedia
2. Zhvilloni aftësi të shkrimit dhe hulumtimit

Kur redaktoni Wikipedia-n, i tregoni botës atë që ju dini. Në këtë mënyrë bëni kërcimin nga mësimi pasiv në një shprehje aktive të dijes. Duke iu drejtuar një audience milionëshe, bëheni më kritik ndaj artikullit tuaj duke e riformuluar dhe përmirësuar kuptueshmërinë e artikullit. Gjatë shkrimit për Wikipedia, redaktorët zhvillojnë shkathtësitë digjitale të shkrim-leximit, aftësitë kritike të hulumtimit, aftësinë për të shkruar për një audiencë publike, dhe aftësitë e bashkëpunimit.

Kur shkruani për Wikipedia, i tregoni vetës dhe gjithë botës “Unë e di këtë”.  

“Kur një punim seminari ka më shumë gjasë të lexohet vetëm nga një profesor, redaktimet [në Wikipedia] janë dokumentuar në internet për të parë të gjithë. Ka shumë kënaqësi të lësh shenjën tuaj personale në diçka që do t’u ndihmojë të tjerëve për të mësuar. “

Alicia Pileggi, student, Stockton University, si pjesë e programit WikiEDU.

3. Bëheni aktivist

Wikipedia ka qenë dhe do vazhdoj të jetë një punë në zhvillim, e cila synon të krijojë një përmbajtje të lirë, neutrale, e bazuar në burime të sakta, e cila mund të lexohet, shpërndahet dhe redaktoret nga secili njeri në planet. Si e tillë, Wikipedia është një nga projektet bashkëpunuese më të mëdha në histori, ku kontributi i secilit redaktorë, sado i vogël ndihmon në prodhimin e njohurive të sakta dhe të paanshme falas për çdo njeri.  

Në momentin që bëheni redaktor në Wikipedia, bëheni aktivist. Bëheni aktivist të edukimit, duke i mundësuar secilit njeri që ka qasje në internet të marrë njohuri të reja. Përveç tjerash, ndihmoni gjuhën dhe vendin tuaj të promovohet dhe të pasurohet me informacion në internet.

4. Bëheni pjesë e komunitetit të Wikipedia-s

Wikipedia është më shumë se një enciklopedi, ajo është një komunitet. Bashkëthemeluesi i Wikipedia-s, Jimmy “Jimbo” Wales ka deklaruar se “Thelbi i wiki-t është një proces redaktimi bashkëpunues”. Bashkëpunimi mes redaktorëve që mbajnë pikëpamje të kundërta është thelbësor për një ambient redaktimi të shëndetshëm i cili ndihmon në zhvillimin e një përmbajtje neutrale sa më të mirë. Wikipedia ka shumë faqe të cilat e shtyjnë bashkëpunimin mes redaktorëve, ku redaktorët bashkëpunojnë, kërkojnë ndihmë apo diskutojnë. Të qenit pjesë e komunitetit të Wikipedianëve do të thotë që jeni pjesë e komunitetit i cili po sjell ndryshimin në botë duke krijuar njohuri të lirë për secilin njeri në planet.   

Shqipëria dhe Kosova pjesë e Wikimedia CEE Spring 2019

Duke zgjeruar një artikull, ngarkuar një fotografi, apo shtuar një referencë, ti përmirëson Wikipedia-n, ndaj ti ndihmon mijëra njerëz të edukohen falas. Nëse vendosni të bëheni pjesë e ndryshimit në botë duke dhuruar njohuritë tuaja për të tjerët, mund të filloni kontributin tuaj duke u bërë pjesë e konkursit “Wikimedia CEE Spring 2019”, e cila është e hapur deri më 31 maj 2019. 

Për t’u bërë pjesë e kampanjës vizito këtë faqe, ku gjeni rregullat, vlerësimet dhe vegzën për regjistrim.

Për pytje apo ndihmë teknike na kontaktoni në: info@wikimediashqip.org ose sqwikimediansug@gmail.com.